Mirë se vini në pjesën Shqipëtare të Qt Developer Network
-
Përshëndetje të gjithë Shqipëtarëve,
Nëse keni probleme rreth Qt dhe C++ po ashtu dëshironi që të merrni frymë dhe pyesni shqip atëherë shfrytëzoni këtë forum për këtë qëllim.
Unë personalisht do të rri në gaditshmëri për të ju ndihmuar rreth cdo problemit që hasni.
Por mbani në mend, pyetjet dhe përgjigjet që trajtohen në këtë pjesë duhet të kenë lidhje me Qt dhe C++, po ashtu nuk bëjmë zgjedhjen e detyrave të shtëpisë :)
Sinqerisht,
Milot Shala -
Tungat Milot,
Vetëm desha t'ju uroj për krijimin e këtij forumi. Ju priftë e mbara!
Genci :)
-
Oh sa bukur duket kjo faqe kur i shoh të gjitha shkronjat shqipe.
Milot bravo!
//Agroni
-
Faleminderit djema,
Po shpresoj qe keni me pas pytje rreth programimit ne Qt edhe po shpresoj se do ti ndihmojm njoni-tjetrit :)
-
Urime per forumin shqiptar te QT, edhe pse nuk jam perdorues por gjithmon QT-ja me ka terhjekur por nuk ma ka dasht fort me msu :p.
-
Alket,
Faleminderit per urimet. Nese je i gatshem me mesu atehere mundesh me fillu nga keto dy dokumentet:
Fillimi i programimit në Qt: http://developer.qt.nokia.com/wiki/GettingStartedWithQt_Albanian
Fillo programimin në QML: http://developer.qt.nokia.com/wiki/GettingStartedQML_AlbanianPerndryshe perkrahjen tone e ke :)
P.S. Nje korrigjim, nuk eshte QT por Qt sepse QT eshte QuickTime i apple :D
4/6